Drejtorët e Policisë së Shtetit së bashku me 43 shefat e Policisë së kryeqyteteve evropiane po mbajnë këtë të mërkurë një konferencë për sigurinë e vendit.
I pranishëm në këtë konferencë është kryepolici Muhamet Rrumbullaku si dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Gjatë fjalës së tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tha se krimi është kthyer një ndër kërcënimet më serioze dhe se bashkëpunimi dhe aksionet e përbashkëta policore me partnerët janë të domosdoshme.
“Pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja rrugë është bashkëpunimi dhe aksionet e përbashkëta policore”, tha ai.
Rrumbullaku tha se Shqipëria ka 20 skuadra ku 14 në bashkëpunim me Ialinë, ndërsa pjesa tjetër me Bashkimin Europian.
“Privilegj jetësor këtë gjendem këtu mes jush. Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit.
Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për parametrat e sigurisë s’është vetëm deklarativ por edhe në praktikë.
Në fokus të konferencës do jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi mes nesh përballë të cilave na ka vendosur krimi”, tha Rrumbullaku.