Rudina Hajdari tha se pjesëmarrja e njerëzve, përtej Partisë Demokratike, në protestën e të enjtes, tregon se ka entuziazëm mes njerëzve.
“Unë vetë nuk kam fjalim dhe nuk e kam kërkuar një gjë të tillë. E shikoj se është protestë e rëndësishme, pasi do të jetë një grusht i madh ndaj pushtetit
Deri tani strukturat kanë qenë duke fjetur gjumë, por tanimë kemi kaluar përtej kësaj”, tha Hajdari në një prononcim për A2 CNN.
Anëtarët duan të marrin pjesë në protestë dhe duan një plan konkret drejt të ardhmes, sepse kemi sfida të mëdha, si zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.
Nëse mbahet rezultati dhe mbajmë këtë ritëm, besoj se do të ketë një kapitull tjetër të Partisë Demokratike dhe opozitës”, tha ajo.