UKRAINË– Viktima e parë e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës është një ushtar ukrainas i cili ka ndërruar jetë gjatë përleshjeve me separatistët pro-rusë në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut. Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit mbrëmjen e djeshme duke lëshuar alarmin për një pushtim rus. Evakuimi ka nisur tashmë. Me valixhe në duar, burra, gra e fëmijë po kalojnë kufirin në republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut.