Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Armando Broja është tashmë lideri i sulmit të Sauthemtonit. Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të sfidës që “shenjtorët” do të luajnë ndaj Evertonit, teksa Broja-Adams e nisin nga minuta e parë.

Nëse luan Armando Broja, për shqiptarët në interes është njësoj si të luajë Kombëtarja, me bomberin shqiptar që ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve kuqezinj dhe jo vetëm.

Një fakt interesant është se Broja do të tentojë të ndëshkojë, Frenk Lampard, ish-trajnerit të Çelsit, që i dha shansin e artë për të debutuar në Premier Ligë.