Rusia po përpiqet të përsërisë Holodomorin, një zi buke e krijuar në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933 që vrau miliona njerëz nën regjimin sovjetik.

Një plan të tillë të rusëve e ka artikuluar shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, i cili ka thënë përmes një postimi në Telegram se forcat ruse po bombardojnë fushat e ukrainës me qëllim krijimin e një krize buke globale.

Rusët po bombardojnë fushat e Ukrainës me bomba zjarri. Ata që krijojnë krizën globale të ushqimit përpiqen të rindërtojnë Holodomor”, shkroi Yermak.