Aventura e Elseid Hysajt me Lazion mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Futbollisti i kombëtares u transferua në kryeqytetin e Italisë në korrikun e vitit të kaluar, megjithatë performancat e tij gjatë sezonit duket se nuk kanë respektuar pritshmëritë e drejtuesve bardhekaltër të cilët siç raportojnë mediet italiane, janë “hedhur” në sulm të një tjetër mbrojtësi anësor, Samuele Birindelli.

22-vjeçari është aktualisht pjesë e Pisës, megjithatë ka vlerësime të larta dhe në sezonin e ardhshëm pritet t’i vijë shansi i karrierës teksa një fakt interesant për Samuelen është se babai i tij ka luajtur me Juventusin dhe fjala është për Alessandro Birindelli.

Kështu, mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjidhja e duhur për Hysajn i cili në sezonin e fundit të Serisë A regjistroi 29 paraqitje me Lazion, duke shënuar edhe një gol me shkodranin që mund të përgatisë “valixhet” apo edhe të pranojë konkurrencën e re dhe të luftojë për një vend titullari.