Dhoma e sipërme e parlamentit rus ka votuar për të miratuar përfshirjen e katër rajoneve të okupuara ukrainase në Rusi, ndërsa Moska fillon të aneksojë zyrtarisht territorin që ka marrë nga Kievi që nga fillimi i luftës në shkurt të këtij viti.

Në një seancë të martën, Këshilli i Federatës ratifikoi njëzëri legjislacionin për aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, pas një votimi të ngjashëm në Dumën e Shtetit, dhomën e ulët të Rusisë, dje.

The Guardian shkruan se dokumentet tani i kalojnë Kremlinit për nënshkrimin përfundimtar të Presidentit Vladimir Putin për të përfunduar procesin e aneksimit zyrtar të katër rajoneve, që përfaqësojnë rreth 18% të territorit të Ukrainës, një veprim që nuk ka gjasa të njihet ligjërisht jashtë vetë Rusisë.

Rusia aktualisht nuk e kontrollon plotësisht territorin që pretendon të aneksojë. /abcnews.al