Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton se forcat ushtarake zhvilluan një stërvitje ushtarake ku u simulua përdorimi i raketave që mund të transportojnë mbushtje bërthamore.

Stërvitja u mbajt në qytetin e Kaliningrad, i vendosur në mes të Polonisë dhe Lituanisë, duke rritur dhe më tej tensionet në rajon.

Më herët, Moska zyrtare deklaroi se sanksionet kundër Rusisë nuk do ta ndihmojnë Uashingtonin të arrijë objektivat e tij, pasi forcimi i rublël po tregon stabilitetin financiar dhe ekonomik në vend.