Një kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç pritet të depozitohet shumë shpejt. Ka qenë “Lëvizja për Ndryshim” që po përgatit kallëzimin, pak pasi Vuçiç tha se do t’i ndajë nga 100 euro të rinjve për të përballuar krizën ekonomike.

“Deri në fund të javës do ta dorëzojmë kallëzimin në Prokurori. Nuk ka dyshim se krimi është kryer. Dilema është se kur do të gjykohet”, ka shkruar Janko Veselinoviq në Twitter.

Kujtojmë se neni 156 i Kodit Penal të Serbisë thotë se “kushdo që ofron, jep, premton një shpërblim, dhuratë ose ndonjë përfitim tjetër për të votuar në zgjedhje ose referendum pro ose kundër një personi ose propozimi të caktuar, do të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.