Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, teksa ka bërë që shumë tifozë të “dashurohen” me lojën e argjentinasit.

Te Barcelona Messi kishte kulmin e karrierës së tij, teksa katalanasit ishin edhe skuadra e parë ku “pleshti” nënshkroi një kontratë profesionale.

Sulmuesi i PSG-së ishte një yll që shkëlqente që në adoleshencë dhe për këtë ka folur edhe një nga legjendat e klubit të Barçës.

Juliano Belletti ka zbuluar se Messi ishte aq i mirë në fillimet e tij si adoleshent saqë ai nuk ishte në gjendje as ta godiste sulmuesin argjentinas në stërvitje.

Messi sapo kishte filluar të merrte ftesa për tu stërvitur me ekipin e parë dhe Belletti ende e mban në mend herën e parë që e kishte ndarë fushën me një djalosh, i cili u rrit për t’i fituar shtatë “Topa të Artë”.

“Kur u stërvita me Messin, nuk kisha dëgjuar për të më parë. Andres Iniesta erdhi dhe më pyeti nëse e njihja kush ishte Messi dhe më paralajmëroi të isha i kujdesshëm sepse ai ishte i mirë.

Ai më tha, ‘bëj kujdes’, gjatë kohës sime më të mirë në karrierë. Unë isha në kulmin e karrierës. Por kur ai e merrte topin në stërvitje, nuk ia ndjenjte se kundër kujt luante. Ndodhi të isha unë në atë kohë.

Një kundër një, kur po mendoja të ndërhyrja ndaj tij, vetëm kur e shihja që ai më kishte mposhtur akoma pa kryer ndërhyrjen. Ishte e kotë, un përpiqesha ta godisja por nuk e arrija. Nuk arrija ta kapja, e lë pastaj t’ia merrja topin”, ka theksuar Belletti për “Goal.com”