Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ditën e sotme rreth orës 14:35, në Kamëz.

Njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 3 fëmijë të mitur.

Fëmijët u dërguan me urgjencë me spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të ndodhur mes dy shoferëve XH.XH dhe K.B..

Tiranë/Informacione paraprak

Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident ​ mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ”Jupiteri”, ka rënë zjarr në katin e dytë të baneses së shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.  Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel