Nënkomisari i Lezhës Saimir Hoxha është shpallur sot “Dëshmor i Atdheut” me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi gjatë homazheve të kryera se qeveria ka vendosur që të trajtohen financiarisht familjarët e tij, përkatësisht fëmijët e oficerit të moshës 1 dhe 3 vjec do kenë ndihmë nga shteti deri në moshën 18-vjecare.
Çuçi tha se pavarësisht se fëmijeve do u mungojë i ati, ata do e kën gjithmonë përkrahjen nga shteti dhe shoqëria.
“Siç e dini dje humbi jetën në mënyrë tragjike nën komisari Saimir Hoxha. Sot morëm vendimin për shpalljen Dëshmor i Atdheut. Njëkohësisht qeveria po bën trajtimin finaniciar të famikjarëve dhe në marrjen e titullit Dëshmor i Atdheut, kur të hyjë në fuqi vendimi në mbledhjen e parë të Qeverisë, familjarët dhe fëmijët do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Djemtë do të marrin një pagë prej 170% të pgagës që ka pasur Saimir Hoxha, po ashtu do të marrin dhe trajtim shëndetësor”
(E.D/faxweb.al)