Një skandal gati i pabesueshëm ka dalë në pah gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë nga GJKKO për anëtarët e bandës kriminale të Suel Çelës, pjesë e të cilës ishte edhe ish giyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte porositur edhe goditjen fizike të gazetarit Simir Kodra dhe të avokatit Arben Llangozi. Sapo është arrestuar me kërkesë të SPAK, gjyqtarja e rekrutuar nga Suel Çela, Pajtime Fetah ka nisur makinacionet për të dalë nga burgu.

Në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, Pajtime Fetah dhe avokati i saj kanë paraqitur një dokument të Bashkisë Elbasan, në të cilin thuhej se ish gjyqtarja kishte një sjellje të mirë dhe se gëzonte respekt në popullin e Elbasanit. Në një kohë kur dosja e SPAK konfirmon se gjyqtarja gëzonte respekt nga grupet kriminale dhe se ishte vendosur në shërbim të tyre, Bashkia e Elbasanit, përmes dokumentit, pothuajse e shpall Pajtime Fetah ‘Qytetare Nderi’. Letra e Bashkisë Elbasan u paraqit nga gjyqtarja në seancë në funksion të kërkesës së saj për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Por ky marifet, i cili kompromenton në këtë rast kupolën e Bashkisë Elbasan, u rrëzua nga GJKKO, e cila konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të kërkuar nga SPAK. Kujtojmë që jo vetëm Gjykata e Elbasanit dhe segmente të policisë, por edhe kupola e Bashkisë Elbasan është kapur nga krimin i organizuar, i cili dikton emërimet në pozicione kyçe dhe tenderat me vlerë miliona euro.

Nazif Bajrami, i skeduar nga autoritetet zvicerane për trafik kokaine, përlan tenderat e bashkisë përmes kompanisë Bajrami N. Bujar Shega allias Marsel Shega, i arrestuar me kërkesë të SPAK në Milano si pjesë grupit të Suel Çelës dhe për trafik koakine nga vendet e Amerikës Latine, fiton tendera në Bashkisë Elbasan përmes kompanisë Viola Green. Gentina Sharra, i arrestuar nga SPAK si pjesë grupit kriminal të Talo Çelës, ka fituar miliona euro tendera në Elbasan, përmes bashkëshortes Olta Sharra. Dhe këto figura të krimit nuk janë të vetmet.\PRAPASKENA.COM