Ish kryeministri, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili do të kandidojë për kreun e bashkisë Durrës në zgjedhjet e 6 marsit.
Në fjalën e tij, Berisha ka hedhur akuza kundër kryebashkiakes në detyre, Emirjana Sakos të cilën e ka quajtur si përfaqësuese ë ish kryebashkiakut Vangjush Dako. Ndërsa për kandidatin e PD, Luan Hotin, Berisha tha se ishte vetëm një kopje e kryedemokratit Lulzim Basha dhe se herë hiqej si boshnjak, herë si kosovar.
Ish kryeministri, Sali Berisha: Këtu përballë Ardian Mukës kandidon dyshja Sako-Hoti. Më lejoni të them se Sako përfaqëson 100% Gjushin dhe asnjeri tjetër. Ju e dini vetë, unë nuk merrem me të. Por problemi është se individualiteti i saj është Gjushi, Gjushi dhe vetëm Gjushi. Atëherë do vazhdohet 20 vite me Gjushin? Kurrë më, në asnjë mënyrë!
Po ky Hoti çfarë është? Ky është kopja durrsake e Lul Bravës. Ua them edhe miqve të mij veçanërisht atyre kosovarë, se ai njëherë thotë jam boshnjak dhe njëherë thotë jam kosovarë. Problemi është se ai është kopja e Lulzim Bravës sepse po të mos ishte i tillë do të futej në primare. Nëse ka një njeri që përfitoi nga marrëveshja Rama-Basha, ishte Hoti, me tenderat e marrë.