Sali Berisha nga Durrësi:

Në 3 mijë vite Durrësi ka njohur mënzyra të mëdha, por është ringjallur gjithmonë nga porti. Në njëfarë mënyrë porti në të vërtetë ka qenë një objekt i shenjtë për këtë qytet dhe vjen një ditë e na thonë se portin e merr Amari se do e bëjë si Dubai. Në 3 mijë vite, porti gjithnjë ka qenë i ngjitur me qytetin. Të kryesh një vepër të tillë pa i pyetur qytetarët e Durrësit që e kanë atë simbol të ekzistencës së tyre, asnjë pushtues njuk do e bënte këtë. Edhe pushtuesit e egër do thonin nuk jemi të përjetshëm dhe këtë të mos e bëjmë. Por këtë e bëjnë Lulzim Brava me Edi Ramën sepse duan të pasurohen me çdo kusht.

Në atë port Durrsakët kanë nga eshtrat e qindra brezave të tyre, lumenjtë e djersës së paraardhësve të tyre, janë pronë e tyre, nuk mund të jenë kurrë pronë e kompanisë Rama-Basha por e qytetarëve të Durrësit. Çfarë na del tani? Na del që Emari të ishte vetëm gënjeshtër, thotë nuk jam unë. Kujt ja shiti aksionet? Pyesni këdo, emri i saj është fshehur në shpellat offshore të parave të pista dhe të mafias. Absolutisht janë Lulzim Brava dhe Edi Rama. Vendimi për portin duhet të jetë vendimi i juaj, të votoni ju për fatin e portit tuaj. Ju bëj thirrje të mos blini asnjë metër katrorë nga mafia Rama-Basha që kanë filluar të shesin sipërfaqe ndërtimi.