Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për gripin e shpendëve që po përhapet me shpejtësi në vendin tonë.

Nëpërmjet një statusi në “facebook”, Berisha ka postuar edhe mesazhin e një qytetari dixhital ku thuhet se ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ndodhej me pushime ndërkohë që vendi po përballej me këtë situatë katastrofike ku kishin ngordhur 500 mijë pula.

Berisha tha se qeveria e kishte fshehur skandalin e gripit të pulave dhe nuk kishte paralajmëruar popullatën për një epidemi të mundshme.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Qeveria e gripit te pulave!
Te dashur miq, gripi i pulave dhe ngordhja e miliona pulave nga kjo semundje problematike per njerezit eshte skandali i fundit i narkoqeverise. Kjo sepse narkoqeveria ne kundershtim flagrant me detyrimet ligjore kombetare dhe nderkombetare ne shkelje te ligjeve kombetare dhe ndekombetare fshehu gripin e pulave nuk njoftoi popullaten, as dhe institucionet respektive nderkombetare duke kercenuar rende shendetin dhe jeten e njerezve me nje epidemi te perhapur te gripit te shpendeve.
Perveç ketyre sistemi veterinar ne Shqiperi nuk ka kushtet me minimale per te ndjekur kete semundje.
Qytetari dixhital akuzon ministren si pergjegjese per kete situate.

Duke denuar me ashperine me te madhe kete skandal ma pasoja te renda per shendetin e shqiptareve ju ftoj te lexoni mesazhin e meposhtem. sb

Pershendetje Z. Berisha
Ne nje kohe qe po behet kerdia, kane ngordhur 500 mije pula, Ministrja jone e nderuar, Znj.Krifca eshte me pushime per qejf te saj. Eshte nisur ne date 20 dhe tani qe po flasim eshte akoma me pushime. Rrezikojme te paguajme 50 leke per nje veze. Gjithe te mirat dhe ju i nderuar. Sistemi Tims e verteton me se miri kete fakt dhe hotelet e luksit dhe qejfit qe ka prenotuar nderkohe qe ekipet ne terren po rrine ne ore te vona. Me respekt. Ju faleminderit