Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri i përcolli mesazh të qartë opozitës se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të vijojë punën aty ku e la në 2017.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore ka një standard të ndjekur rekomandimet e  OSBE/ODIHR.  Objekt pune është ai i 2017. Ata që duan të devijojnë nga ky objekt është devijim i traditës së komisionit partizan. Mesazhi është i qartë Ne jemi gati të ulemi në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura të reformës zgjedhore apo të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor”

I pranishëm në festën e Elbasanit me rastin e ditës së Çlirimit, Gjiknuri tha se PS nuk përzihet në mes të luftës Berisha e Basha në PD por la të kuptojë se për këtë çështje do të flitet në 2025 kur dhe do të ketë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 ”Ata luftën e kanë mes vete. Edhe Lulzim Basha kështu thoshte. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD-së. Se kë do të kenë lider e vendosin anëtarët e PD-së. Sa i takon kryeministrit do çështja do të shtrohet pas 4 vitesh.

Sa i takon Ilir Metës kur ti mbarojë mandati i presidentit, PS do të jetë e gatshme për propozime nga Opozita.

“Ne do të jemi të hapur dhe për propozimin që mund të vijë opozita por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësitrë për njerëz ëq mund të jenë mbi palët dhe opozita ka një rol në këtë mes.”