Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është në vijim të diskutimit mbi çështjen McGonigal dhe lidhjes së tij me Edi Ramën. Gazetarja Alba Alishani i drejtoi disa pyetje Berishës lidhur me çështjen.

Pyetja e parë e gazetares ishte nëse McGonigal ka zhvilluar takime me njerëz të rëndësishëm të SPAK që kanë ndikuar reformën në drejtësi, nisur nga një deklaratë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha u përgjigj se nuk mund të japë çdo informacion sepse është ende duke hetuar, por është i sigurt se mes McGonigal dhe SPAK janë zhvilluar takime.

Alba Alishani: Në një intervistë të pak orëve më parë që unë pata me zotin Meta, kishte një pretendim të fortë. Ai më tha një deklaratë, që McGonigal ka takuar njerëz shumë të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare dhe ekzaktësisht të SPAK-ut, të cilat kanë ndikuar edhe në ecurinë e reformës në drejtësi dhe produktet që ajo ka dhënë. Dua informacionin tuaj dhe shpresoj mos të jeni të rezervuar sepse kjo do të ishte e rëndësishme, a keni informacion ju kush janë këta eksponentë të rëndësishëm në drejtësinë shqiptare që McGonigal paska pasur rastin t’i takojë?

Sali Berisha: Po, tani me gjithë dëshirën që kam të jem transparent, por është absolutisht e sigurtë që ka drekuar dhe darkuar me prokurorë të SKAP-it.

Alba Alishani: Sepse një prej palëve të PD pretendon që SPAK-u duhet ta marrë në duar këtë bisedë të rëndësishme, edhe formalisht i është adresuar.

Sali Berisha: Tani ju më pyetët dhe unë u përgjigja, më vjen keq që s’të jap dot përgjigjen e plotë për të thënë emrat.

Alba Alishani: Kjo do të thotë që ju nuk e keni informacionin?

Sali Berisha: E kam informacionin, por disa informacione nuk mund t’i bëj publike sepse jam duke hetuar prapë.

Alba Alishani: Megjithëse ashtu si zoti Meta, edhe ju konfirmoni takimet?

Sali Berisha: Me aq sa mundemi se ndonjë hetim të madh mos kujto se bëjmë, por bëjmë diçka. Ai ka drekuar dhe darkuar me prokurorët e SKAP-it. Unë e quaj SKAP, ti e quan SPAK, unë e quaj SKAP.

Alba Alishani: Në funksion të?

Sali Berisha: Prit një minutë. Një kjo. E para.

Alba Alishani: Zoti Meta pretendon që ka devijuar ecurinë e reformës në drejtësi. A është e vërtetë sepse do të ishte e rëndë?

Sali Berisha: Këtu tani do flasim. Ka takuar krerë të institucioneve të drejtësisë. Ka takuar vetorë. Tani, këtu… ky është një rebus, kësaj duhet t’i japë përgjigje drejtësia amerikane. Pse? Kur u pyet Taulant Balla, çfarë tha? I tha “e ke pritur?”, “po”, tha “e kam pritur zyrtarisht, po a kishte ndonjë përfaqësues të ambasadës aty? “Nuk flas më tutje. Tani problemi është se kush e ka dërguar këtë të SKAP-i, si është përdorur ky për SKAP-in, si është përdorur ky për vettingun? Sepse thuhet që janë kaluar vetting-e me ndërhyrjen e tij, këto dolën në hetim. Nuk është serioze për mua.

Robert Rakipllari: Kush do ta hetojë këtë?

Sali Berisha: Jo, hetohet. I heton FBI.

Alba Alishani: Zoti Berisha ka shpresë te drejtësia amerikane, megjithëse unë po pyes për drejtësinë shqiptare.

Sali Berisha: Jo i drejton FBI se SKAP-i tha jo, i tha Gaz Bardhit na sill aktpadinë, nuk mund të hetojë SKAP-i se duhet të hetojë Edi Ramën pra, por këto hetohen, këto dalin./tvklan.al