Ish-Kryeministri Sali Berisha është nisur për Selinë Blu, ku pritet të mbajë fjalimin e tij e më pas të niset së bashku me mbështetësit drejt Kryeministrisë.

Në dalje të shtëpisë së tij, Berisha mbajti një fjalim të shkurtër duke mos ngurruar të ironizojë me Lulzim Bashën. Ai i pyeti gazetarët më ‘më gjeni pak deklaratat e Bashës kundër Ballkanit të Hapur”, dhe më pas është përgjigjur vetë duke thënë “a nuk ka”.

Flet Berisha

Dua të përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë shqiptarët sot që bashkohen në protëstën e aprë më të fuqishme për mbrojtjen e interesit kombëtar të shkelmuar nga regjimi i kreut të Meduzës, Edvin Rama. Jemi kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup. Është kundër kësaj aleancë të mishëruar në atë që quhet Ballkan i Hapur, por në fakt kundërshtohet nga 3 vendet e tjera të Ballkanit, por konsiderohet aleancë e rrezikshem dhe nga Kroacia. Kemi të bëjmë me një qëndrim për mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve që është integrimi në BE. Kjo nisëm i kundërvihet në mënyrë të paskrupplt nismës së Berlinit, e frymëzuar nga Aleksandër Vyçuciç, dhe vëllai i tij siamez, Edi Rama.

A po i tregon forcë Bashës?

Ballkani i Hapur u themelua nga Vuçiç në Novisad. Por nëse ka një gjë të rëndë që Lulzim Basha, tradhëtoi njësoj si pengëmarrësi i tij është pesha kombëtare. Më gjeni deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur?. Apo nuk egzistojnë.