Ish-Kryeministri do të mbajë takimin e radhës në kuadër të iniciativës ‘Foltorja’ në qytetin e Vlorës, pasi zhvilloi dy takimet e para në Tiranë dhe Fier, burime për Fax News bëjnë me dije.

Që në takimin e parë të Tiranës, ish-Kryeministri i vendit nuk i ka kursyer aspak sulmet e drejtëpërdrejta për dyshen Rama-Basha, të cilët i quan dy bashkëpunëtorë në dëm të Partisë Demokratike.

Në Tiranë, ku salla ishte e tejmbushur me demokratë, Sali Berisha kërkoi falje që kishte mbështetur Lulzim Bashën, por premtoi se do të bëjë një referendum në mënyrë që të zgjidhet një kryetar i cili nuk do të guxojë më të marrë vendime jashtë kompetencave të tij.

Nga ana tjetër, në Fier vihej re një ulje e numrit të mbështetësve. Nga qyteti i Fierit, ish-lideri historik iu përgjigj Ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, duke i thënë se dosjet që ajo thotë se ka për ish-Kryeministrin nuk janë gjë tjetër veccse gënjeshtra.

Tashmë, Fax News ka mësuar se Sali Berisha do ti drejtohet qytetit të Vlorës për takimin e radhës në kuadër të ‘Foltores’, ku një interes të veccantë do të ketë për numrin e pjesmarrësve, përshka se sipas zerave Basha ka porositur krerët e degëve që të mos lejohet mbështetja për Berishën gjatë takimeve.

Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet në distancë mes dy figurave më të rëndësishme në PD. Lulzim Basha deklaroi prerazi se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar sic ka paralajmëruar Berisha, ndërsa ish-kryedemokrati iu përgjigj duke thënë se mbledhja do të bëhet do apo nuk do Basha.

Një ditë para fillimit të punimeve të parlamentit të ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-liderin historik të PD-së, për shkak të vendimit të DASH për ta shpallur non-grata. Berisha nuk e ka mirëpritur këtë vendim dhe ka deklaruar se nuk e njeh Bashën më si kryetar të PD-së. Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të PD-së, ndërsa Basha ka thënë se nuk prishen marrëdhëniet me SHBA-të dhe se do të vazhdojnë përpara pavarësisht akuzave.