KQZ po shqyrton sot kërkesën e dy grupimeve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Ledio Nuraj është shprehur se ata kanë dokumentcionin që parashikon kodi zgjedhor ndërsa kërkesa është depozituar në përputhje me kodin.

“Kemi dokumentacionin që parashikon kodi zgjedhor dhe kërkesa është depozituar në përputhje me kodin.

Përsa i përket ish-kryetarit Lulzim Basha, ai është shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, si nga gjykata që njohu kuvendin si dhe nga kryesia e partisë me votim. Po ashtu z. Basha ka dhene dhe doreheqjen si kryetar partie.” u shpreh ai.