Aeroporti i Rinasit njofton të gjithë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë nesër, 6 dhjetor, që të paraqiten në aeroport katër orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në Facrbook, TIA sqaron sa prezencë e qytetarëve 4 orë para kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.

Nesër, 6 dhjetor, Tirana do të blindohet nga forca të shumta sigurie, pasi kryeqyteti jonë do të mikpresë Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit. Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit dhe sigurinë e liderëve evropianë që do të vijnë nesër në Tiranë, Policia e Shtetit ka publikuar hartën e bllokimeve dhe devijimeve të trafikut, që nis nga ora 06:00 e datës 06.12.2022 e deri në orën 18:00.

Çdo lëvizje e domosdoshme me mjet sugjerohet të bëhet përpara këtij orari dhe të evitohen lëvizjet ne rrugët qe do shoqërohen me bllokime dhe devijime për motive sigurie.