Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë me dije se samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tiranë, më 6 dhjetor.

Përmes një postimi në “Twitter”, Michel, theksoi se Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian dhe se kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së, Ballkani Perëndimor në rajon më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar.

Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan ai.