Home AKTUALITET Samiti i Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: BE 500 milionë euro grante

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu: BE 500 milionë euro grante

10

Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar detaje nga Samiti i Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se BE do të dhurojë 500 milionë euro grante investime në infrastrukturë, energji, digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Bregu thotë se prej 1 korrikut dhe në vijim do të punohet për të ulur tarifat e Roaming në Europë, ndërkohë që do të punohet edhe për shtrirjen e “korridorit jeshil” për mallrat e medikamentet me Europën.

Postimi i plotë:

Edhe diell, edhe shi sot në Tiranë

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar ku jemi me çka rajoni ka rënë dakord për të bërë së bashku.

#Folsinshpi, prej 1 Korrik dhe në vijim do të punojmë për të ulur tarifat e Roaming me Europën

#korridorjeshil për mallrat e medikamentet të cilin e bëmë të mundur gjatë pandemise, por tani duhet ta shtrijmë me.

500 millionë Euro Grant nga BE investime në infrastrukturë, energji, digjitale etj VETËM në 2021!