Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të posterit të samitit të Bashkimit Europian me vendet e rajonit që do të mbahet në Tiranë.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2F690208749141456&show_text=true&width=500
Samiti i BE në Tiranë do të mbahet më 6 dhjetor. Në të njëjtën ditë opozita ka paralajmëruar portestë. Ndërkohë, 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën. /abcnews.al