Drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndeca u dhunua fizikisht mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës.

Mësohet se Përndreca është ndjekur edhe është goditur me sende të forta.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se ka dyshime që ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Autorët kanë ndjekur lëvizjet e tij dhe pasi kanë goditur makinën e tij nga mbrapa, 3 persona kanë zbritur dhe e kanë qëlluar me sende të forta.

Po sipas hetimeve paraprake ngjarja mund të ketë lidhje me zhvillimet e fundit dhe intensifikimin e kontrolleve të OSHEE për vjedhje të energjisë dhe ndërprerjen e saj ndaj debitorëve.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni./Abcnews.al/