Ambasada e SHBA në vendin tomë ka publikuar një njoftim sigurie duke paralajmëruar se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet në Durrës më data 23-24 korrik 2022.
Në një postim në faqen zyrtare, qeveria amerikane ka bërë me dije se ka informacione për një kërcënim të mundshëm gjatë samitit që do zhvillohet në datat 23 dhe 24 në Durrës.
Mesazhi:
Qeveria e SHBA është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje
Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
Mbani një profil të ulët