Deputetin Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka përdorur sërish ironinë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Nga foltorja e Kuvendit, Korreshi u ndal ndër të tjera te gjendja e kriminalitetit, për t cilin tha se “kërcet kallashi përditë”.

“Shpresoj që me veshjet me pantallona të shkurtra, e shapka me gisht, të keni mundësi të na ndiqni edhe ju që keni shkuar me pushime në plazh. Ministrja foli, por më mori vajza 3 vjet e gjysmë dhe më tha “sa mirë i tregonte përrallat ajo teta”.

Nuk ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam. E them kështu, sepse ju vendosni vetë çdo gjë, nuk pyesni asnjë lloj kategorie, as ekspertë të kësaj fushe, ju i bëni sipas interesit tuaj. Por, komunistët dhe servilët e partisë, s’e kanë ndaluar asnjëherë. Këtu o zotëri kërcet kallashi ditën për diell, sepse qeverisë juaj nuk i dhimbsen njerëzit, por i dhimbsen rosat, patat e harabelat. Çfarë po bëni o burri i dheut. Keni 10 vite, ku ka deputetë të PS që kërcasin dyfeni mëngjes për mëngjes. Nuk keni bërë asnjë gjë”, u shpreh deputeti. /abcnews.al