
Me sa duket Samsung po përgatitet për të ofruar disa paketime ekskluzive të Galaxy S22 Ultra në tregun e saj vendas të Koresë Jugore. Kjo gjë u bë e ditur nga @GaryeonHan, i cili tregoi përmes adresës së tij në Twitter se kompania do të bashkëpunojë me firmën luksoze të veshjeve të golfit, Mark & Lona dhe me Mercedez Benz.
Të dyja versionet do të vijnë me shumë aksesorë ekskluzivë. Edicioni Mark & Lona vjen me një çantë mbajtëse me ngjyrë të verdhë dhe me rripin e veçantë, një shënues për topin e golfit dhe një kasë mbrojtëse për smartphone-in.

Nga ana tjetër, versioni Mervedes EQ vjen me një çantë mbajtëse në ngjyrë vjollcë ku gjendet smartphone-I, një kasë mbrojtëse me logon e Mercedes, një mbajtëse kartash, një varëse çelsash dhe disa aksesorë të tjerë që mbajnë logon e kompanisë.

Deri më tani nuk është publikuar asnjë informacion mbi çmimin e këtyre pajisjeve apo aksesueshmërinë, pasi këto versione do të jenë të limituara.
Pra do të na duhet të presim deri sa Samsung të bëjë gjithçka zyrtare.
