Fansat janë gjithmonë e më të bindur se showgirl-i Belen Rodriguez dhe balerini Stefano de Martino janë rikthyer bashkë. Ata janë forografuar në një resort në Franciacorta, mes përkëdheljeve, darkave e shëtitjeve romantike.

“Nëse nuk është një rikthim, duket si një flakë që nuk është shuar kurrë”– shkruajnë mediat italiane.

Nisur nga imazhet e publikuara nga e përjavshmja “Chi”, intimiteti mes Belen Rodriguez dhe Stefano De Martinos është kthyer në atë që ka qenë dikur.

Çifti i kapur në një resort duken të veshur me rroba banjo, të kapur për dore dhe shfaqen në harmoni të madhe që shkon përtej dashurisë mes dy ish-bashkëshortëve.

“Unë jetoj në shtëpi me fëmijët e mi, atëherë nëse ka një person jashtë me të cilin kaloj momente gëzimi, kjo është një gjë më shumë. Ata që hyjnë në shtëpinë time e bëjnë këtë vetëm sepse nuk ka asgjë për të fshehur”, tha Rodriguez duke sqaruar situatën e saj.

Megjithatë fotografitë tregojnë të kundërtën.