Samsung është gati të prezantojë disa teknologji të reja gjatë MWC 2022

Samsung deklaroi ditën e premte se do të organizojë një event për shtypin një ditë para se Mobile World Congress të hapet në Barcelonë.

Përderisa Samsung lançoi linjën e re të pajisjeve Galaxy S22 dhe Galaxy Tab S8,gjasat për prezantimin e një linje të re smartphone-sh janë të pakëta. Mirëpo nëse ne fokusohemi në posterin e publikuar mund të shohim dhe praninë e siluetave të smartphone-ve ekzistues si Samsung Galaxy Z Flip 3, Galaxy S22 Ultra dhe disa pamje të përgjithshme të laptopëve dhe tabletëve.

Kjo gjë sugjeron se Samsung mund të prezantojë produkte nga kategoritë e ndryshme të pajisjeve. Me shumë mundësi mund të prezantohen koncepte të reja për smartphone-t e palosshëm, si në CES 2022, një pasardhës të Galaxy Watch 4, ose laptopë të rinj që do të zëvëndësojnë Galaxy Book Pro dhe Galaxy Book Pro 360 që u lançuan gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë që eventi i organizuar nga Samsung dhe MWC do të organizohen me publik në Barcelonë, kompania ka vendosur të transmetojë drejtpërdrejtë eventet në kanalin e saj në YouTubeduke filluar nga ora 19:00.

Për të mësuar më tepër rreth teknologjive të reja që do të prezantohen gjatë MWC 2022, na ndiqni në rrjetet sociale pasi Geek Room do të jetë i pranishëm në këtë event.