Forcat e armatosura të Ukrainës bombarduan gjashtë zona të populluara në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, duke përfshirë qytetin e saj më të madh Donetsk vonë të shtunën dhe herët të dielën, tha misioni i DPR në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin (JCCC).

Trupat ukrainase vazhduan të bombardojnë territorin e Republikës Popullore të Donetskut, duke përfshirë qytetin kryesor të republikës së vetëshpallur gjatë natës. Kjo bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve Tass, cituar nga mediat italiane.

Sulmet filluan në orën 2.16 me orën e Moskës, ose 00:16  me orën tonë dhe synonin vendbanimin Staromikhailovka, në periferinë perëndimore të Donetskut. Ky ishte bombardimi i gjashtë në zonë që nga mesnata.

Gjatë sulmeve u goditën gjithashtu vendbanimet Zaytsevo Yuzhnoye dhe Spartak, objektiva të zjarrit me mortaja.

Pas orës 3:00 të Moskës, sipas misionit, pati gjashtë bombardime të tjera dhe dy sulme të tjera goditën Dokuchayevsk dhe Yelenkovka në 4.25 dhe 4.37 me orën lokale.

Dje republika tjetër separatiste, Lugansk, dyshohet se pësoi rreth pesëdhjetë sulme nga trupat e Kievit në shkelje të armëpushimit. Sipas misionit lokal në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin (JCCC), sulmet kishin në shënjestër 27 zona të banuara, raporton Tass.