Samsung pritet të lançojë 3 pajisje të reja që duhet të zëvëndësojnë Galaxy Note 21, që nuk do të vijë këtë vit. Këto 3 pajisje me shumë mundësi janë Galaxy Z Fold 3, Flip 3 dhe Galaxy S21 FE.
Disa raportime të fundit tregojnë se smartphone-t e palosshëm do të prezantohen në fillim të muajit gusht dhe do të dalin në shitje në fund të këtij muaji. Gjenerata e re e Galaxy smartwatches mund të arrijë në mesin e gushtit. Mirëpo në këto raportime vihet re mungesa e informacioneve rreth S21 FE.
Disa zëra nga Korea e Jugut lajmërojnë se versioni me çmim të përballueshëm “Fan Edition” mund të jetë anuluar ose shtyrë. Persona të ndryshëm thonë se kjo gjë do të ndodhë për shkak të mungesës së proçesorit Snapdragon 888 në treg ose për shkak të problemeve me baterinë që mund të kenë ndaluar prodhimin.
Megjithatë, nga 3 pajisjet e lartpërmendura, S21 FE mund të jetë më pak i rëndësishmi. Vitin e kaluar S20 FE ishte një alternativë e mirë pasi çmimi i S20 ishte mjaft i lartë. Këtë vit, Galaxy S21 u prezantua me një çmim më të arsyeshëm, pa llogaritur rënien e shpejtë të çmimit që smartphone-t Samsung kanë.