“Dedektivët privat” ishte temë e diskutimit të ditës në emisionin “Breaking” në TopNews ku i ftuar ishte avokati i njohur Ndue Pjetra. Avokati u shpreh se detektivët privat janë kontaktuar nga kandidatë për deputetë të opozitës dhe nuk ju kanë dhënë lekët ata u kontaktuan për të filmuar shitjen e votes. 

“4 parti politike më kanë kontaktuar për dedektivë privat, vota do shitet dhe do blihet. ne i kemi të faktume se shitet dhe blihet, dedektivi privat është profesion i lire dhe i leçensuar nga 3 ministri. Detektivët privat janë kontaktuar nga kandidatë për deputetë të opozitës dhe nuk ju kanë dhënë lekët ata u kontaktuan për të filmuar shitjen e votes. Nga momenti që ke mbyllur kontratën me palët mbetet një kopje I mbetet zyrës së dedektivit. 

Në tradhëtinë bashkëshortore gruaja vendos kamera në dhomën e gjumit sipas udhëzimeve të dedektivit, ajo mban përgjegjësi. Në Shqipëri ka 120 dedektivë dhe qarku më i cënuar janë veriorët, ai bën shkollë më vete. Kandidatët për deputet i kontaktonin dedektivët, shkolla e dedektivëve privat është bërë që dhe vetë dedektivët të mos e njohin njëri-tjetrin,” u shpreh Ndue Pjetra.