Tentativa e parë nga Samsung për krijimin e një smartphone-i Tokyo Olympics u ndalua nga pandemia e COVID-19, mirëpo me shpresën se këto lojëra olimpike do të zhvillohen, Samsung po tenton sërish të krijojë një koncept të tillë.

SamMobile raporton se Samsung ka prezantuar një Galaxy S21 Olympic Games Edition me ndihmën e kompanisë NTT DoCoMo. Me shumë mundësi ky smartphone do të ketë një kombinim ekskluziv të ngjyrave blu dhe gold bashkë me pesë unazat karakteristike të lojërave olimpike.

Ky Galaxy S21 i veçantë do të ketë të njejtin ekran 6.2 inç, proçesor Snapdragon 888 dhe një sistem kamerash të njejtë me modelin e rregullt. I vetmi ndryshim do të jetë prezenca e një theme të bazuar në lojërat olimpike, me ikona, lock screen dhe wallpaper të veçantë. Dhe në always-on-display do të shfaqet flamuri i Tokyo 2020.

Olympic Games Edition me shumë mundësi do të arrijë në fillim të qershorit, ndërkohë që lojërat olimpike do të fillojnë në 23 korrik, megjithatë asgjë nuk është e sigurtë. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë rreth çmimit që do të ketë ky smartphone.