Pasi IFA u bë pjesë e trade shows mjaft të rrallë me persona në 2020, tani ka vendosur që eventi i këtij viti të anullohet. Fillimisht ky event ishte planifikuar të mbahej mes dative 3-7 shtator në Messe Berlin, mirëpo duke parë gjendjen e emergjencës së varianteve të ndryshme të COVID-19 dhe shpërndarjen e vaksinave në rang global u vendos që do të ishte më mirë nëse eventi nuk do të organizohej.

“Kohët e fundit, disa matje globale të shëndetit nuk lëvizën me shpejtësinë që ne po shpresonim, që nga emergjenca e varianteve të reja të COVID-19 në Azi dhe deri në pasiguritë që lidhen me programet e vaksinimit në të gjithë botën. Këto gjëra kanë shtuar pasigurinë e kompanive të ndryshme të interesuar për të ardhur në Berlin bashkë me median ose vizitorët.” u shpreh në një deklaratë kjo organizatë.