Samsung mbylli departamentin e saj të CPU design pasi Mongoose cores patën një performancë të dobët krahasuar me stock ARM. Qualcomm gjithashtu ndaloi se përdoruri custom cores para një viti. Mirëpo gjërat po ndryshojnë.

Një raportim i ri tregon se Samsung kërkon të punësojë ish-inxhinierët e Apple dhe AMD që kanë dizenjuar CPU më parë. Kompania nuk është e kënaqur me performancën e serisë Cortex-X dhe po mendon të krijojë diçka më të shpejtë. Samsung për momentin po punon me Google për të dizenjuar një proçesor të veçantë dhe me AMD për të sjellë RDNA2 GPU në Exynos.

Nga ana tjetër Qualcomm do të prezantojë së shpejti një CPU të ri pas blerjes së Nuvia, një kompani e themeluar nga ish-inxhinierët e Apple që krijuan M1 dhe A14.

Nuk është ende e qartë se kur do të prezantohen këto produkte të veçanta nga Samsung dhe Qualcomm. Besohet se Nuvia ka përfunduar dizenjimin e tyre, ndërkohë që Samsung tani ka filluar të ndërtojë një ekip. Megjithatë krijimi i një proçesori për smartphone është një detyrë shumë më e vështirë se dizenjimi i proçesorëve për server.

geek room