Ditën e sotme Samsung Electronics prezantoi sistemin operativ të ri One UI Watch në eventin Mobile World Congress (MWC). Ndërfaqja e re është dizenjuar për të ndërlidhur më tepër Galaxy Watch me smartphone-t Android.

Siç dihej, Samsung konfirmoi se One UI Watch është krijuar në bashkëpunim me Google, duke bërë përmirësime në performancë dhe duke ofruar akses në shumë më tepër aplikacione. “Për të arritur potencialin maksimal të orave smart, ne po bashkëpunojmë me liderët e industrisë të cilët janë rritur me ne në ekosistemin tonë të hapur.” tha Patrick Chomet, drejtuesi i Costumer Experience Office.

Në platformën e re, sapo ju të instaloni aplikacionet watch-compatible në smartphone, ato do të instalohen menjëherë dhe në orën smart. Nëse ju keni vendosur që në orën në smartphone të shfaqen 2 timezone të ndryshme, ato do të bëhen sync automatikisht dhe do të shfaqen në smartwatch. Gjithashtu kur ju bllokoni telefonata nga numrat e paidentifikuar, ato do të bllokohen menjëherë dhe në smartphone.

Samsung do të sjellë watch face design tool të përmirësuar, duke e bërë mjaft të thjeshtë për dizenjuesit që të krijojnë një watch face të re. Galaxy Watch i ri, i cili pritet të prezantohet gjatë eventit Unpacked, do të jetë pajisja e parë në të cilën do të përfshihet platforma e bashkuar One UI Watch.

geek room