Samsung sapo ka prezantuar 6 rripa të rinj limited edition të krijuara nga materiale të ricikluara dhe miqësore me ambientin, duke përfshirë dhe lëkurën e mollëve për Galaxy Watch 4. Këto rripa janë krijuar në bashkëpunim me Sami Miro, një fashion designer i cili është i njohur për përdorimin e materialeve ekologjike në produktet e tij.

Rripat e quajtur “Midnight Black” dhe “Stratus Sky” janë krijuar 100% nga lëkura e mollëve të grumbulluara nga industria e frutave. Samsung tregon se ky material ka një pamje luksoze si lëkura, por nuk është e siguruar nga kafshët.

4 rripat e tjerë (Aurora NightCloud Sea, Earth Sunrise dhe Dawn Atlas) përdorin material poliuretan termoplastik, i cili është gjithashtu i riciklueshëm. Bashkë me rripat e rinj, Samsung prezantoi dhe 3 backgrounds që i përshtaten ngjyrave të rripave. Ju mund t’i shkarkoni ato nga Google Play Store.

Samsung ka filluar në mënyrë progresive të jetë sa më miqësore me ambientin. Në paketimin e produkteve ato përdorin materiale të riciklueshme, ndërsa në fabrikat e prodhimit në SHBAKinë dhe Evropë kanë filluar të përdorin energji të rinovueshme. Interesant është fakti se në Korenë e Jugut, Samsung nuk i ka implementuar akoma këto teknologji, por kompania tregon se po punon fort në këtë drejtim.