Home AKTUALITET Sanatoriumi i kthehet normalitetit, në “Shefqet Ndroqi” nis dhe shërbimi i kardiokirurgjisë

Sanatoriumi i kthehet normalitetit, në “Shefqet Ndroqi” nis dhe shërbimi i kardiokirurgjisë

6

Pas një viti të vështirë nga pandemia, spitali Covid 2 i rikthehet normalitetit për pacientët me sëmundje të mushkërive dhe probleme të tjera. Me hapjen e Sanatoriumit ka nisur dhe funksionimi i shërbimit të ri të kardiokirurgjisë dhe laboratorit.

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë inspektuan shërbimin e kardiokirurgjisë që do të jetë qendra e dytë në vend pas QSUT. Shërbimi i ri i Kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”,  i jep një drejtim tjetër këtij spitali, pasi përmbyll një cikël shumë të rëndësishëm, përsa i përket sëmundjeve kardiologjike.

Përveç shërbimit të hemodinamikës, një shërbim i cili është investuar rreth 5 vite më parë, tashmë shtohet shërbimi i kardiologjisë, ku do të realizohen mbi 400 ndërhyrje operatore në zemër në vit. Me hapjen e këtij sherbimi, stafit mjekësor të “Shefqet Ndroqit” pritet ti bashkohen edhe mjekë që punojnë jashtë  vendit.