Ndërsa aktorja e njohur Sandra Bullock mund të jetë një nga aktoret më të kërkuara në Hollywood, ylli është gati të bëjë një hap prapa nga qendra e vëmendjes për t’u fokusuar te familja e sa, pasi ajo po e vendos Hollywood-in në plan të dytë — për momentin.

Aktorja 57-vjeçare konfirmoi se po bën një pushim nga aktrimi për t’u fokusuar te familja e saj. Gjatë një interviste me “Entertainment Tonight” këtë javë, Sandra shpjegoi se nuk e di se sa do të jetë pauza e saj, por tha se duhet të bëjë një hap prapa dhe të jetë “në vendin që e bën më të lumtur”, që do të thotë më shumë kohë në shtëpi me fëmijët e saj Louis, 12, dhe Laila, 10.

“Unë e marr shumë seriozisht punën time kur jam në punë”, -tha ajo duke e cilësuar karrierën e saj në aktrim një angazhim “24/7”. “Dhe unë thjesht dua të jem 24/7 me foshnjat e mia dhe familjen time.”

Në vend që të lexonte skenarë, Sandra tha se lista e saj e re e detyrave do të sillet rreth fëmijëve të saj.

“Duhet të jem gati për të gjitha nevojat e tyre,” tha ajo për planet e saj të ardhshme.