Erlind Rumani, 38-vjeçari që u paraqit gjatë natës me plagë në qafë në spitalin e Sarandës është përfshirë në një konflikt mesditën e të dielës pasi është përballur sërish me agresorët.
Burime bëjnë me dije se tre persona janë konfliktuar me njërin tjetrin në lagjen nr.4 në Sarandë.
Fillimisht janë përplasur dy automjete, në njërin prej të cilëve po udhëtonte edhe Rumani.
Më pas ata janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar tre persona.
Po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti, ndërkohë që do të pritet marrja në pyetje e protagonistëve për të hedhur dritë mbi shkaqet e tij.