Nga Erion Murataj!
Një mik i vjetër i imi më bëri nje verejtje mbrëme. Me tha se duket sikur ato që shkruaj kane nje adrese . Në fakt unë hyj tek ATA njerëz që kurrë nuk kam pasur problem të flas me emra apo adresë. Sëmundje vegjelie e trashëguar kjo nga origjina dhe familja ime.
Gati 50 vite diktaturë, në fakt pa e kuptuar bën tifoze edhe të denuarit .Thëne kjo me vdekjen e diktatorit, askush nuk qau në familjen time siç bën ca qurrash që sot bejnë si njerezit që sollën demokracinë, po që në fakt ne takimin me Ramiz Alinë nuk reshtën së kundershtuari pluralizmin politik, duke kërkuar pafytyrsisht vetëm pluralizëm mendimi. E po këta sot japin leksione e kërkojnë të martirizohen, kur e dijnë fare mire se pseudonimet e tyre flenë të pambrojtura nga aleati që proklamojnë sa here u troket në derë e shkuara apo zullumi që kanë berë mal në këto 30 vite. Unë e kuptoj që të bësh përpjete duke u zvarritur si krimb mund të jetë e lehte .
Por… ! Ka edhe njerez qe dinjitetin dhe krenarine e kane ABC-në e jetës . E pra këtë më ka mesuar familja ime, që edhe pse derdhi gjak për luftën nacional-çlirimtare, Enveri i sekuestroi pronat si gjithë shqiptarëve . Por të paret e mi ditën ti shërbejnë vendit e familjes, duke u bërë shqiptarë të denjë . Edhe pse për shkak të humanizmit, sakrifikuan emrin e peshtirë te teserës komunist që mbajne ca nga këto qe sot quhen demokrate . Këta që bordellos i vëne tabelen: “Klubi moral i politikes” .
Sa herë prek një problematike apo çeshtje, se kam me asnje . Në fakt e kam me të gjithë… Me këdo që e ka me te lehtë ti bëj orale nje kollarexhiu amoral e që dinjiteti si thotë asgjë. E kuptoj që të ruash dinjitetin është e veshtirë por më mirë të mos ngjitesh si zvarranik a kacavjerres pas nje kalbesire të së shkuares . Më mirë të ngjitesh sa të mundesh por i lire .
Të shikosh ne sy këdo pa patur frikë të të përmend si nder, çfarë të takon e që mund ta fitojë vet . Te qenit kalimtar në këtë jetë na ka rezervuar fatin e keq që një ditë kur ti vëmë shpatullat dheut të jemi ushqim për krimbat.
Detyra është mos ti lejojmë të na hanë të gjallë . Do vetem pak dinjitet për t’ia dal… Dhe për këdo që i duket e vështirë, e mbyll duke kopjuar shprehjen: Dinjiteti është vërtetë një hallkë por për kë di ta vleresojë është dhe një aureole.