Problem pajisja me mjetet e duhura

U zhvillua sot në perfekturën e Elbasanit mbledhja për situatën e shkaktuar nga zjarret në qarkun e elbasanit si dhe masat e marra. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri në qarkun e Elbasanit .

Sipas tyre një nga problemet më të mëdha tij është terreni mjaft i vështirë si dhe zjarret e vëna nga vetë njerëzit nga pakujdesia si dhe ato të vëna me qëllim. Duhet theksuar se në qarkun e Elbasanit temperaturat kana arritur maksimumin e tyre cka e shtojnë më shumë rrezikun nga zjarret .

Sipas perfektit Spiro Maliqi është shumë i rëndësishme informimi ndaj kujdesit ndaj zjarreve si dhe marrja e masave per parandalimin e tyre.

Shefi i shërbimit zjarrëfikës në Elbasan tha se problemet më të mëdha hasen në zonat malore.Në këtë mbledhje cdo shërbim zjarrfikës i bashkive të qarkut ndau planin për masat e marra per parandalimin e zjarreve por dhe vështirësitë dhe ankesat e tyre.

 Sipas punonjesve një problem i madh  janë dhe paisjet e zjarrëfikses të cilat nuk janë në gjendjen e duhur  si dhe shumë prej stacioneve zjarrëfikës kanë mungesa të theksuara të tyre.