Gazetarja afgane që intervistoi për herë të parë një taliban ka folur për BBC, duke treguar si po kalon ditët në Shqipëri.
Ajo rrëfeu eksperiencën kur kishte qenë përballë talibanit, duke thënë se ende i dridhen duart kur e mendon.
Teksa fliste për Shqipërinë, gazetarja afgane u shpreh se për herë të parë ka parë oqeanin, duke u ngatërruar pak pasi në Shqipëri ka vetëm dete.
Nga ana tjetër, edhe pse e vlerësoi vendin tonë, mendja i rrin në vendlindjen e saj për të cilën thotë se një ditë shpreson të rikthehet, duke shtuar se i mungon puna.
“Duart më dridheshin. Kisha frikë, sepse ishte hera e parë që shikoja taliban. Akoma jam e tmerruar. Kurrë se kisha parë oqeanin. Shqipëria është një vend shumë i bukur. Edhe sikur e gjithë bota të bëhej parajsë nuk ka rëndësi për mua. Shpirti, zemra ime janë në Afganistan. Mesazhi im për talibanët: Mund të keni marrë të gjithë vendin por një ditë do të humbi gjeneratën e cila është si diamand. Është një gjeneratë të fortë. Kurrë nuk e kisha menduar të lija vendin tim. Humba gjithçka. Që nga fëmijëria kam luftuar për ëndrrat e mija. Por tani është prej jush. Më mungon puna ime, e doja vërtetë. Shpresoj që një ditë të rikthehem”, tha gazetarja.