Për herë të parë do të testohet në Detroit, SHBA, një segment rruge i cili do të karikojë pa kabuj makinat elektrike ndërkohë që ato janë në lëvizje. Në këtë segment do të instalohet infrastruktura e karikimit wireless nën asfalt që do të karikojë makinat elektrike dhe mund të rrisë shumë herë autonominë e limituar të tyre.
Përfituesit më të mëdhënj nga kjo teknologji do të jenë autobuzët, kamionët e transportit dhe taksitë.
Rruga “e elektrifikuar” do të jetë 1.6 kilometra e gjatë dhe do të mbështetet me një kontribut prej $1,9 milionë nga shteti, por edhe nga kompani të ndryshme si Ford Motor dhe DTE Energy.
Pritet që tregu i karikimit wireless për makinat elektrike të rritet deri në $827 milionë deri në vitin 2027, sipas Meticolous Research. Pjesa më e madhe e tyre do të instalohet në vende si parkime dhe vendndalim taksish ose autobusësh. Për sa i përket karikimit wireless dinamik, që do të karikojë makinën ndërkohë që ajo është në lëvizje, Electron ofron cilësinë më të lartë në treg.
Disa nga benefitet kryesore të karikimit wireless mbi karikimin me kabull janë përdorimi i baterive me kapacitet më të vogël (duke ulur kështu koston e makinave elektrike), karikimi gjatë lëvizjes dhe karikimi automatik i makinave autonome që nuk kanë një shofer për të futur kabllin karikues në portën e makinës.