Studimi i ri tregon se shikimi i videove ASMR ndihmon në reduktimin e ankthit

Videot ASMR deri më tani njiheshin si një trend i ri në YouTube dhe Kina i dënoi këto video pasi i quajti shumë vulgare. Mirëpo një studim i ri ka zbuluar se ASMR (Autonomus sensory meridian response), që përshkruhet si një ndjesi kënaqësie që shkaktohet nga prekjet e lehta dhe pëshpërimat, ndihmon në reduktimin e ankthit.

Studiuesit nga Northumbria University kanë zbuluar një video 5 minutëshe ASMR e cila relakson personat që vuajnë nga ankthi. Shumë persona ndjekin në YouTube video të ndryshme ASMR për të larguar stresin dhe pagjumësinë, të cilat janë shenja treguese të niveleve të larta të ankthit.

Studimet e mëparshme sugjeronin se njerëzit që pëlqenin ASMR kishin nivele të larta neurotizmi, por lidhja e saktë midis ASMR dhe tipareve të personalitetit nuk ishte e qartë. Për të mësuar më tepër, studiuesit në Northumbria University i shfaqën 64 pjesëmarrësve nga mosha 18 deri në 58 vjeç një video në YouTube që shfaqte këtë fenomen.

36 nga pjesëmarrësit u kategorizuan si “përjetues të ASMR”, ndërkohë që 28 u kategorizuan si “jo-përjetues të ASMR”. Personat e kategorisë së parë kishin nivele më të larta ankthi para se të shihnin videon, dhe pas përfundimit të videos nivelet e ankthit kishin rënë. Për sa i përket personave në kategorinë e dytë, ato nuk patën asnjë ndikim nga kjo video në nivelin e ankthit.

Pra, ky studim vërtetoi të gjithë personat “përjetues të ASMR” karakterizohen nga nivele të larta neurotizmi dhe nga çrregullimet e ankthit, ndryshe nga “jo-përjetuesit”. Prandaj këto video ASMR mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të tyre.