
Në Gjykatën e Tiranës është shtyrë seanca për dy motrat Berishaj, të cilat në gusht të vitit të kaluar dhunuan blogeren Klea Prenga.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë ndryshimi i avokatit nga ana e tyre i cili kërkoi kohë të njihet me aktet. Burime bëjnë me dije se motrat Antonela dhe Mariela do të përfaqësohen nga avokati Luan Hasneziri.
Ndërkohë në një moment kur motrat ishin në pritje të seancës, janë bezdisur teksa filmohen. Madje siç shihet nga pamjet e siguruara Antonela fillimisht dëgjohet të thotë ‘Ej mos bëj video’ dhe më pas ngrihet dhe shkon drejt personit që po e filmon.
Më 23 mars, Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta Klea Prengën. Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.BNdërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
