Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është larguar me ambulancë nga salla e seancës paraprake për inceneratorin e Fierit. Bëhet me dije se Koka nuk është ndjerë mirë gjatë seancës, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.
Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij. Ndaj tij rëndojnë akuza për të dyja dosjet dhe aktualisht Koka ka dy masa sigurie “Arrest në burg”.
Kujtojmë se Lefter Koka u prangos më 14 dhjetor në shtëpinë e tij, ndërsa arrestimi i tij ka lidhje me kallëzimin penal të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për dosjen e inceneratorëve.