Baltë në dimër, pluhur në verë e gropa në çdo stine. Kjo është gjendja prej më shumë se 30 vitesh e rrugës që mban emrin Josif Papamihali në bashkinë e Elbasanit. Siç dëshmojnë edhe pamjet qartazi duket se në këtë segment rrugor nuk është investuar asnjeherë edhe pse numri i banorëve që jetojnë këtu është i madh. Banorët shprehen se pavarësisht se kërkesat e tyre kanë qenë të shumta deri më tani veç premtimeve boshe nga drejtuesit vendor nuk kanë marrë asnjë investim.

Problematikë tjetër në këtë zonë janë edhe kabujt elektrikë të cilët veç pamjes së rrëmujshme janë edhe një rrezik konstant për banorët. Pjesa më e madhe e tyrë janë të lidhur nga vetë qytetarët pa asnjë element sigurie ndaj edhe rreziku i kontaktit me to është i lartë. Kjo zonë gjithashtu vuan edhe mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza.

/egnatia news